Kalo te përmbajtja

Grupi i ri 8–10 vjeç: vetëm 6 vende të lira! Regjistrimi deri të premten, 2 tetor.

Rezervo tani
Kampionët · Qendra për Lexim dhe Komunikim Jakova Innovation Center 049 59 49 39Thirr

Kampionët e Fjalës · Public Speaking

Çdo fëmijë ka diçka për të thënë.

Ne e ndihmojmë të gjejë guximin për ta thënë.

Program tremujor i të folurit në publik për fëmijë 8–13 vjeç, në Jakova Innovation Center në Gjakovë. Përmes lojërave dhe ushtrimeve praktike, fëmija juaj fiton guxim, komunikim të qartë dhe vetëbesim para të tjerëve.

  • 5 tetor fillon
  • 3 muaj 24 seanca
  • 8–13 vjeç 2 grupe
  • 35€ në muaj
Vajzë e buzëqeshur që flet në mikrofon para të tjerëve
Fjalë të vogla,
ndryshime të mëdha!

Çdo fëmijë flet në çdo takim

Një realitet i shpeshtë

Shumë të rritur ndihen të ngurtë kur duhet të flasin para të tjerëve.

Edhe profesionistë me përvojë ndihen të pasigurt: zemra u rreh shpejt dhe nuk dinë si ta fillojnë fjalën. Frika nga gjykimi, mendimi “po gaboj” dhe mungesa e praktikës i bëjnë të ngurrojnë, edhe kur kanë ide të mira për të ndarë.

Të folurit para të tjerëve nuk është talent i lindur. Është aftësi që mësohet!

Te Kampionët e Fjalës, fëmijët e mësojnë këtë aftësi që tani, hap pas hapi.

Programi Kampionët e Fjalës

Çfarë fiton fëmija juaj?

  • Më shumë guxim

    Del para të tjerëve dhe flet pa frikë.

  • Komunikim i qartë

    Punon me zërin, e shpreh mendimin qartë dhe dëgjon me vëmendje.

  • Vetëbesim më i madh

    Beson te vetja dhe i mbron idetë e veta.

  • Prezantim me lehtësi

    Prezanton para klasës, në grup dhe në evente.

  • Ide të strukturuara

    E kthen një mendim të thjeshtë në një prezantim të qartë.

  • Gati për të ardhmen

    Shprehet me siguri në shkollë, në jetë dhe në çdo profesion.

Rrugëtimi i fëmijës

Hap pas hapi, drejt skenës

Djalë me kostum që flet me siguri në mikrofon

Nga ngurtimi

te vetëbesimi

Fëmijët mësojnë të flasin me vetëbesim para të tjerëve. Me ushtrime praktike dhe në një mjedis mbështetës, i shprehin qartë idetë e tyre në çdo situatë.

Vajzë e buzëqeshur që prezanton me një fletë në dorë

Nga pasiguria

te shprehja e qartë

Mësojnë si ta organizojnë mendimin, të flasin qartë dhe t’i shprehin mendimet e tyre pa frikë.

Djalë i qeshur që u flet me gjallëri të tjerëve

Nga frika

te përfshirja aktive

Mësojnë të flasin me lehtësi në takime, prezantime dhe evente, t’i menaxhojnë emocionet dhe të komunikojnë natyrshëm me audiencën.

Brenda takimeve

Çfarë mësojnë fëmijët?

Prezantimi i vetes

Përshëndetje, unë jam … Duket e thjeshtë, por të prezantosh veten me siguri është aftësi që mësohet.

  • Kush jam?
  • Çfarë dua të tregoj?
  • Si ta bëj të paharrueshme?

Nga ideja në fjalim

Një ide e mirë meriton të shprehet mirë. Fëmijët mësojnë si ta kthejnë një mendim në një prezantim të qartë.

  1. Ideja
  2. Renditja e mendimeve
  3. Prezantimi
  4. Vetëbesimi

Dëgjimi

Të dëgjosh është po aq e rëndësishme sa të flasësh. Një komunikues i mirë di të flasë, por di edhe të dëgjojë të tjerët.

  • Dëgjo me vëmendje
  • Kupto mendimin e tjetrit
  • Përgjigju qartë dhe me respekt

Zëri dhe qëndrimi

Punojnë me zërin, qëndrimin dhe kontaktin me sy, që të flasin me siguri para çdo audience.

Menaxhimi i emocioneve

Mësojnë ta përballojnë frikën dhe pasigurinë, që skena të mos jetë më pengesë.

Diskutime dhe debate

Marrin pjesë aktive në diskutime dhe debate, dhe mësojnë t’i mbrojnë idetë e tyre.

Metoda

Si zhvillohet programi?

Gjithçka përmes lojërave dhe ushtrimeve praktike, në një mjedis mbështetës.

  1. 1

    Praktikojnë të flasin në situata reale

  2. 2

    Marrin përkrahje nga trajnerë të përkushtuar

  3. 3

    Ndërtojnë vetëbesim hap pas hapi

Çdo fëmijë flet në çdo takim!

Orari dhe grupet

Dy grupe sipas moshës

8–10 vjeç

E hënë & e mërkurë

18:00 – 19:30

11–13 vjeç

E martë & e enjte

18:00 – 19:30

Fillon
5 tetor 2026
Kohëzgjatja
3 muaj · 24 seanca
Takimet
2 herë në javë, nga 90 minuta
Vendi
Jakova Innovation Center, Gjakovë

Zbritje për gjeneratën e parë

Çmimi

50€ 35€/muaj

  • 3 muaj · 24 seanca
  • 2 takime në javë, nga 90 minuta
  • Për fëmijë 8–13 vjeç
  • Në Jakova Innovation Center
Rezervo vendin

Vendi

Ku mbahet programi?

Takimet mbahen në Jakova Innovation Center, në Gjakovë.

Hape në hartë
Jakova Innovation Center Kampionët · Qendra për Lexim dhe Komunikim

Pyetje të shpeshta

Çfarë pyesin prindërit

Për cilën moshë është programi?

Për fëmijë 8–13 vjeç, në dy grupe sipas moshës: 8–10 vjeç dhe 11–13 vjeç.

Kur fillon dhe sa zgjat?

Programi fillon më 5 tetor dhe zgjat 3 muaj, me 24 seanca. Takimet mbahen dy herë në javë, nga ora 18:00 deri në 19:30.

Ku mbahen takimet?

Në Jakova Innovation Center, në Gjakovë.

Sa kushton?

35€ në muaj në vend të 50€. Kjo është zbritje për fëmijët që regjistrohen në gjeneratën e parë.

Fëmija im është i turpshëm. A është programi për të?

Po. Programi është ndërtuar pikërisht për këtë rrugëtim: nga ngurtimi te vetëbesimi. Përmes lojërave dhe ushtrimeve praktike, në një mjedis mbështetës, çdo fëmijë e ndërton guximin hap pas hapi.

A flet vërtet çdo fëmijë?

Po, çdo fëmijë flet në çdo takim. Kështu praktika bëhet pjesë e çdo seance, jo vetëm teori.

Si regjistrohem?

Telefononi në 049 59 49 39 ose na shkruani në Instagram te @kampionet.e.komunikimit. Vendet janë të kufizuara.

Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!

Naim Frashëri

Rezervo vendin për fëmijën tuaj

Investimi më i mirë është në vetëbesimin e fëmijës tuaj.

Sot komunikimi, nesër mundësitë!